MISIONI I SHQIPES DHE I SHQIPTAREVE - Triologji, Liber nga Sazan Guri

Publike para 348 diteve - Me date 12/11/2023 Ora 1:11:00 AM

Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp

MISIONI I SHQIPES DHE I SHQIPTARËVE
  • Jo rastësisht, të gjitha proverbat e urta shqiptare që tingëllojnë me rimë, me magji, si poema, apo si poezi apo si një histori e tërë qiten me dy - tre fjalë, dhe rallë herë me katër, ndërkohë që në të gjitha gjuhët e tjera si ajo greke, më pas latine, më pas anglosaksone apo neolatine, spanjisht, frëngjisht, etj., shprehen me 7-8 fjalë pa magji të fjalës, pa rimë dhe shpesh si e përkthyer me zor. (shih këtu kapitullin mbi proverbat e urta shqiptare). 
  • Jo rastësisht, fjalët njërrokshe të shpikura qysh me njeriun parak evropian mbeten të pacënuara, ende sot në të përditshmen e folur gegënishte dhe toskërishte. 
  • Këto fjalë rrënjë sipas Gustav Mayer dhe shumë autorëve të tjerë, që janë 785 tinguj njërrokshe, përbëjnë bazën themelore të gjuhës së at’hershme dhe të sotshme, jo vetëm të shqipes, por edhe të gjuhëve europiane si greke, latine e neolatine, ku këto të fundit paraqiten, jo më tepër se katër-pesë rrënjë primare, si p.sh., greqishtja paraqitet vetëm me 9 rrënjë primare, latinishtja vetëm me një. 
  • Sigurisht, që forma filologjike njërrokëshe apo ‘monosillabike’ është forma e parë filologjike e përdorur nga homosapiensët. 
  • Kjo njërrokëshe përgjatë mijëvëvjeçarëve nuk ka pësuar kurrfarë evolucioni në terma relative, duke ardhur deri te gegënishtja njërrokëshe e dardanëve shqiptarë. Ndaj, dhe jo rastësisht, gjithë ata gjuhëtarë të huaj që kanë dashur të gjejnë rrënjët e gjuhës së kombit të tyre, pas një sërë orvatjesh me gjuhët greke e latine, i janë drejtuar gjuhës shqipe. 
  • Ndaj, dhe quhen albanolog, ose shkenca e tyre quhet albanologji që ndryshe quhet dije mbi shqipen dhe shqiptarët, si Leibnic, Man, George Hahn, Franc Bopp, Gustav Meyer, Pedersen, Jokli, Kupitori, etj. 
  • Jo rastësisht, dhe e kundërta është po aq e vërtetë, kur gjuhëtarë, historianë, gjeograf, etj., janë orvatur të shpjegojnë gjenezat e toponimeve, të fjalëve, të dokeve, të zakoneve, të etnografive të ndryshme, të pllakave shumere, etruske apo të stelës së Lemnosit, pa njohur më parë gjuhën shqipe, kanë gabuar, madje rëndë dhe me deformime historike. P.sh. Majkel Ventris, një djalosh, studiues anglez, që futi në qorrsokak pas viteve 50 të shekullit të kaluar gjithë pasardhësit europianë lidhur me autoktoninë e gjuhës helene e latine në mesdhe, hoqi dorë nga zbërthimi i teksteve të vjetra të Kretës me anë të greqishtes e latinishtes. 
  • Ai nuk mundi të ç’kodonte, sikur edhe një fjalë të vetme prej këtyre shkrimeve, sikundër dhe shumë pasardhës të tij evropianë e më gjerë, për aq kohë sa nuk dinin ku binte gjuha shqipe ose më saktë se ku ishte fshehur kodi i gjuhës së parakëve të mbishkrimeve të Kretës apo të atyre më parë se Kreta. 
  • Jo rastësisht, gjithë shqiptarët sot dhe mot-mot, kur iu është dashur të jetojnë jashtë atdheut të tyre, kanë mujtur të mësojnë gjuhën e çdo vendi qoftë, në jo më pak se 2-6 muaj, sepse duket qartazi që gjuha parake (pellazge, ilire, albane, shqiptare) i shërben si gjuhë mëmë që e ka pjellë gjuhën që iu duhet të kapin, dhe e kundërta është po aq e vërtetë, se të huajt këtu edhe kur përkushtohen iu duhet një kohë prej 2-6 vjet që të mësojnë gjuhën parake apo atë mëmë të gjuhës së tyre. 
  • Jo rastësisht, të gjitha gjuhëve europiane, nëse i çmontojmë rrokjen e pestë, të katërt, të tretë e të dytë, ajo që mbetet nuk ka kuptim në gjuhët e tyre, ndërkohë që gjuha shqipe luan me to, i fut si operatorë të lirë, sipas të madhit Petro Zheji, ku dëshiron përdoruesi i saj, si emër, si fjalë përbërëse, si folje, etj. P.sh ne i kemi dhënë gjuhëve të botës fjalën e thjeshtë e njërrokshe tav, qe, rrot, etj. 
  • Pastaj mund t’i kemi marrë sërisht, fjalët e ndërtuara prej helenëve e latinëve, si tavola, tavolina, tabula, table, qerre (qe + rrot), rrotondo, etj. 
  • Gjithsesi, nga gjithë ky punim, zbulohet se as klerikët dhe as injorantët nuk kanë mundur të zhbëjnë këtë gjuhë, sepse qëndron si zonjë e rëndë, parake, si at, si am, si pjellëse e gjuhëve evropiane, kurator si mjeshtri me nxënësit e vet, që kur këta të fundit hedhin vickla, ajo nuk rresht së treguari atë të pazbuluarën, duke e bërë atë të pa asgjësueshme sepse: ka pasur një strukturë gramatikore të përkryer, që si një themel i fortë i ka dhënë asaj një jetëgjatësi dhjetra-mijëra vjeçare; 
  • Pikërisht, siç thoshte shkencëtari rumun Marin Soresku se: “Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropian”;  
  • Sikundër ka shumë studius shqiptarë, për hir të së vërtetës, me emër e me famë të mirë që thonë se shqipeja nuk ka asnjë fjalë të veten dhe asnjë vlerë të veten. 
  • Dhe pastaj e ka fajin Akademia Serbe apo Maqedonëse që shqiptarët dhe shqipërinë e nxjerrin të zbritur prej maleve, pas viteve 1900. 
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
  • Posta nuk është e përfshirë në çmim.
  • Posta për Tiranë 200 Lek
  • Posta në rrethe 300 lek
  • Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
  • ISBN 978-9928-238-24-5
  • Formati B5
  • Fq. 326
  • P.- 1,2kg
  • v. 2017
  • Sht. Bot. - Barleti
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.
V03 K2000 / K1200 

Formulari i porosisë

Emri i biznesit : AKADEMIA RRENJET TONA
Cmimi pa ofertë: 2000LEKE
Cmimi me ofertë: 1200 LEKE
Në gjendje: 90
Emri i produktit: MISIONI I SHQIPES DHE I SHQIPTAREVE - Triologji, Liber nga Sazan Guri
Posta qe sjell produktin: AKADEMIA RRENJET TONA
Shuma 3 + 10 = * jep rezultatin
Vlera per te paguar 1200LEKE

Vlera per te paguar eshte 1200 LEKE !

Kjo oferte eshte klikuar nga
1285 vizitorë.

Ofertat e AKADEMIA RRENJET TONA

ALBUM MBI PELLAZGËT, EPIROTËT, Thesprotet, dhe Çamiotet, Liber nga Sazan Guri ALBUM MBI PELLAZGËT, EPIROTËT, Thesprotet, dhe Çamiotet, Liber nga Sazan... 7000 LEKE ( 1696 vizitor ) ALBUM ALBANOLOGJIK - Gjuha shqipe dhe Shqiptaret, Liber nga Sazan Guri ALBUM ALBANOLOGJIK - Gjuha shqipe dhe Shqiptaret, Liber nga Sazan Guri... 2000 LEKE ( 1586 vizitor )  LUAN I GJEOLOGJISË SHQIPTARE - Copëza jete dhe mendimi - PROF LUAN PEZA, Liber nga Sazan Guri LUAN I GJEOLOGJISË SHQIPTARE - Copëza jete dhe mendimi - PROF LUAN PEZA... 500 LEKE ( 1569 vizitor )  BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber n... 7000 LEKE ( 1413 vizitor ) KUSHTETUTA Bashkiake URBANE - Menaxhimi i mire i nje qyteti, Liber nga Sazan Guri KUSHTETUTA Bashkiake URBANE - Menaxhimi i mire i nje qyteti, Liber nga S... 6000 LEKE ( 1564 vizitor ) SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN, ANGLISHTEN DHE GEGNISHTEN, Triologji, Liber nga Sazan Guri SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN, ANGLISHTEN DHE GEGNISHTEN, Triolog... 2000 LEKE ( 1086 vizitor ) TOKA DHE TERMETET, Liber nga Sazan Guri TOKA DHE TERMETET, Liber nga Sazan Guri ... 2000 LEKE ( 1121 vizitor ) PERBALLJA ME PLANDEMINE Sars 2 dhe Covid 19, Liber nga Sazan Guri PERBALLJA ME PLANDEMINE Sars 2 dhe Covid 19, Liber nga Sazan Guri... 2000 LEKE ( 1162 vizitor ) 7 mitet, SHTATE MITHET QE NUK NA RUAJTEN NGA COVIDI 2, Liber nga Sazan Guri	 7 mitet, SHTATE MITHET QE NUK NA RUAJTEN NGA COVIDI 2, Liber nga Sazan G... 500 LEKE ( 935 vizitor ) KUVENDI I PARE NDERKOMBETAR I AKADEMISE RRENJET TONA, Vazhdimesia historiko gjuhesore dhe etnokulturore e shqiptareve permes mijevjecareve, Libri 01 KUVENDI I PARE NDERKOMBETAR I AKADEMISE RRENJET TONA, Vazhdimesia histor... 3000 LEKE ( 1092 vizitor ) MISIONI I SHQIPES DHE I SHQIPTAREVE - Triologji, Liber nga Sazan Guri MISIONI I SHQIPES DHE I SHQIPTAREVE - Triologji, Liber nga Sazan Guri... 1200 LEKE ( 1285 vizitor ) VISARET E SHQIPTAREVE Nder shekuj te MIJEVJEÇAREVE, Liber nga Sazan Guri VISARET E SHQIPTAREVE Nder shekuj te MIJEVJEÇAREVE, Liber nga Sazan Guri... 2000 LEKE ( 1014 vizitor )

WhatsApp !
Copyright 2024 - CMS by   ALBASP Powered by Panairi Online